Matura ShtetëroreNjoftime

Të nderuar Maturantë!
Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore, ju rikujtojmë:
1. Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë kopjen e testit një ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të
të gjitha provimeve të MSH. Rezultatet paraprake të provimeve të Maturës Shtetërore shpallen jo më
vonë se data 30 qershor. Pra, vetëm pas shpalljes së rezultateve të të gjitha provimeve,
maturanti/kandidati bën kërkesën për kopje të testit nëpërmjet portalit e-Albania. Ju mund të kërkoni
kopjen e testit për një, dy, tre ose të katërta provimet e Maturës Shtetërore.
2. Aplikimi do të kryhet në portalin e-Albania, sipas afateve të përcaktuara nga QSHA. Ju duhet të
identifikoheni si qytetar në portalin e-Albania dhe të zgjidhni shërbimin “Aplikim për kopje të testit të
Maturës”. Aty duhet të plotësoni saktë të dhënat tuaja, duke specifikuar dhe provimin/provimet ku
dëshironi kopjen e testit.
3. Pas trajtimit të kërkesës, QSHA brenda datës 4 korrik do të dërgojë kopjen e testit për secilin
maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë
përkatëse të çdo maturanti/kandidati, në e-Albania.
4. Maturanti/kandidati, pasi është pajisur me fotokopjen e testit ka të drejtë ta paraqesë kërkesën për
rivlerësim testi, në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH) ku është regjistruar si
maturant/kandidat, më datë 5 korrik 2024.
5. KSHMSH mbledh të gjitha kërkesat për rivlerësim testi, të paraqitura nga maturantët/kandidatët.
6. Fotokopjet e testeve të paraqitura në KSHMSH shqyrtohen nga dy mësues lëndorë të përcaktuar nga
KSHMSH.
7. Mësuesit shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga maturantët/kandidatët vetëm për pyetjet e ankimuara dhe
vendosin nëse këto teste do t’i kalojnë për rivlerësim QSHA.
8. QSHA kryen procedurën e rivlerësimit të testeve, me të njëjtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve,
duke i sekretuar me barkode testet që rivlerësohen.
9. QSHA kryen rivlerësimin e të gjithë testit. Pas rivlerësimit, vlerësimi përfundimtar i maturantit mund të
jetë:
a) me të njëjtin rezultat;
b) duke iu ndryshuar rezultati me rritje pikësh;
c) duke iu ndryshuar rezultati me ulje pikësh;
10. Rezultatet përfundimtare të provimeve të maturës pas procesit të rivlerësimit shpallen jo më vonë se data
10 korrik 2024.
Ju urojmë suksese!

Njoftim_rivleresim